'Dedication' nga Astrit Stafai, albumi - tingujt e të cilit patjetër duhet t'i dëgjoni

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 21:03
'Dedication' nga Astrit Stafai, albumi - tingujt e të cilit patjetër duhet t'i dëgjoni

Muzikanti, multinstrumentisti dhe kitaristi i njohur Astrit Stafai, për dashamirët e muzikës së mirëfilltë, së fundmi ka publikuar albumin "Dedication", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Dedication", është vlerësuar lartë nga kritika dhe po mirëpritet nga publiku.

"Kënga e Rexhës", "Shkodra ka plot dashuri", "Na çeli prapë thana", "Një lule në Gostivar", "Në Zabel erdha", "Hajredin Pasha", "Xhinxhile moj Xhinxhile", "Pranvera filloj me ardhë", "25 Gërsheta", "A kanë ujë ato burime", janë këngët e përzgjedhura nga artisti, derisa secila këngë e ‘Dedication’ është e shoqëruar edhe me videoklip, incizimet e të cilëve janë bërë në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.


Kujtojmë, se Astrit Stafai, është djali, i këngëtares së mirënjohur, zonjës Shahindere Bërlajolli,  e cila në muzikën e saj ka lënë gjurmë në muzikën shqipe.

Në vijim, ju ftoj, t'i shijoni disa nga këngët, të realizuara mjeshtërisht nga maestro Astrit Stafai.


(Kosova Sot Online)