Tregimi misterioz i udhëtimit në kohë

  • A.P /
  • 16 May 2021 - 09:24
Tregimi misterioz i udhëtimit në kohë

Me gjasë edhe ju keni dëgjuar rreth udhëtimit në kohë. Këtë e kanë të njohur sidomos ata që shikojnë filma fantastik-shkencorë. Por, ka edhe tregime që pretendojnë të jenë reale, e që përfshijnë rastet e udhëtimit në kohë. I tillë është edhe rasti i suedezit Hakan Nordkvist. Më 30 gusht të vitit 2006,

Håkan Nordkvist u habit kur në kuzhinën e shtëpisë së tij pa një pellg të vogël, me ujë. Duke supozuar se kishte ardhur deri te rrjedhja e ujit nga ndonjë gyp, ai kishte marrë disa mjete dhe e kishte hapur lavamanin e kuzhinës. Ai e kishte zgjatur dorën që ta prekte gypin e ujit, për të parë a ishte i lagësht, por në atë rast kishte prekur paksa më larg. "Kur hyra nën lavaman, pashë se kishte njëfarë tuneli të ngushtë. Vazhdova që të shkoja duke u zvarritur nëpër këtë tunel, ku në fund të tij, pashë një dritë. Kur arrita atje, kuptova se kisha shkuar në të ardhmen". 

(Kosova Sot Online)