Nga Gaza në NASA, historia e suksesit e inxhinierit palestinez Loay Elbasyouni

  • G.G /
  • 08 May 2021 - 10:27
Nga Gaza në NASA, historia e suksesit e inxhinierit palestinez Loay Elbasyouni

Inxhinieri palestinez, Loay Elbasyouni ka bërë histori duke qenë pjesë e ekipit që ngriti një helikopter eksperimental nga sipërfaqja e Marsit.

Sfida më e madhe e tyre ishte të projektonte një motor me dritë, por me energji të mjaftueshëm për t’u ngritur. Një sukses ky që u celebrua me brohoritje kur imazhet e para arritën në Tokë, duke treguar helikopterin që ngrihej.

“Momenti më i madh i gëzimit ishte kur realizuam fluturimin e parë. Isha shumë i lumtur dhe krenar të isha pjesë e këtij ekipi. Shpresa ime që kur lash Gazën ishte të nisja punë në një kompani që mund të ndryshonte botën dhe unë po e vazhdoj këtë mision. Ndaj nuk e shoh këtë fazë si arritje të qëllimeve të mia, por vetëm si një hap tjetër në karrierën time”, Loay Elbasyouni, inxhinier palestinez.

Lindur në Gaza, ai u largua nga qyteti në vitin 1998 për të studiuar në SHBA dhe nuk është kthyer për 21 vjet. Rrugëtimi i tij ka qenë i vështirë dhe ai nuk beson se do të kthehet.

“Gjatë qëndrimit në SHBA kalova shumë vështirësi sepse situata u përkeqësua në Gaza dhe mu desh të punoja shumë. Punoja deri në 100 orë në javë duke shpërndarë pica ose në restorante për të paguar licencat e mia për diplomimin dhe masterin në inxhinieri elektrike. Më pas punova sërish për të ngritur karrierën time, duke filluar punë në fushën e automjeteve elektrike në fillim dhe avionët elektrikë më pas, punë që më çoi deri tek helikopteri në Mars”, tha inxhinier palestinez.

Kthimi në Gaza për momentin është i pamundur, pasi sipas tij, nuk dihet se kur kufiri mund të hapet. Ndaj inxhinieri druhet se mund të bllokohet atje. Pas suksesit të tij, Elbasyouni këshillon të tjerët të besojnë tek ëndrrat e tyre, pavarësisht vështirësive që mund të hasin në jetë.

(Kosova Sot Online)