Aktivizohen “vrimat e zeza” në hapësirë

  • G.g /
  • 12 May 2021 - 08:35
Aktivizohen “vrimat e zeza” në hapësirë

Rizgjohen dy vrima të zeza gjigande në hapësirë. Me anë të rrezeve X, ekspertët kanë zbuluar sinjale të rizgjimit të tyre në dy galaktika që deri më tani konsideroheshin inaktive.

Vëzhgimi është kryer nga Instituti gjerman Max Planck për fizikën jashtëtokësore falë teleksopit hapësinor me rreze X eRosita dhe është publikuar në revistën shkencore Nature.

Autorët shpjegojnë se vrimat e zeza që ndodhen në qendër të galaktikave, në rastet kur kanë mase miliona apo miliarda herë më të madhe se dielli, janë shumë të ndritshme saqë konsiderohen nga ekspertët ndriçues të universit. Ato quhen ndryshe edhe quasar apo bërthama galaktike aktive.

Edhe në këtë rast, nga bërthamat e këtyre dy galaktikave lëshohen shkëndija të forta në rrezet X me interval prej disa orësh nga njëra-tjetra, duke arritur edhe të ngjashëm me atë të lëshuar nga galaktika si Rruga e Qumështit.

Dhe sipas tyre ky pulsim mund të jetë si pasojë e një ylli apo një objekti qiellor me masë të ngjashme, që orbiton përreth një vrime te zezë gjigande në rajonet qendrore të dy galaktikave.

(Kosova Sot Online)