A do të goditet Toka nga asteroidi në tetor!

  • A.P /
  • 19 May 2021 - 14:52
A do të goditet Toka nga asteroidi në tetor!

Më 12 tetor, asteroidi me emrin  TC4 pritet që t'i afrohet aq shumë planetit tonë, saqë ekziston rreziku edhe i përplasjes. Bazuar në vëzhgimet e bëra në tetor, kur ky trup qiellor për pak sa nuk e goditi Tokën, astronomët vlerësojnë se madhësia e tij mund të sillet midis 12 dhe 40 metrash.

 

Sa për krahasim, meteori, i cili shpërtheu mbi qytetin rus, Çeljabinsk, në shkurt të vitit 2013, duke lënduar 1,500 njerëz dhe duke dëmtuar rreth 7,000 ndërtesa, ishte rreth 20 metra i gjerë. Për këtë shkak, efekti nga goditja e asteroidit "2012 TC4" do të mund të ishte edhe më fatale, thotë astronomi nga Observatori "McDonald" pranë Universitetit të Teksasit, Judit Györgyey-Ries.

Një ekspert tjetër, Detlef Koschny, thotë se gjasat që ky asteroid do ta godasë Tokën janë të vogla, por ato nuk mund të përjashtohen. 

(Kosova Sot Online)