“Super Hëna” krijoi një imazh të bukur me avionët luftarakë turq

  • E.K /
  • 28 maj 2021 - 11:00
“Super Hëna” krijoi një imazh të bukur me avionët luftarakë turq

 Hëna me pozicionin më të afërt me Tokën që duket më e ndritshme dhe më e madhe se zakonisht, e quajtur ndryshe edhe si “Super Hëna”, ka krijuar një imazh të bukur me avionët luftarakë turq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e Ministrisë turke të Mbrojtjes në Twitter është postuar një fotografi e një avioni F-16 bashkë me “Super Hënën”.

“Pavarësisht eklipsit hënor ose Super Hënës ato gjithmonë janë atje”, shkruan në përshkrimin e postimit.

“Super Hëna” në muajin maj shpesh quhet si “Hëna e Luleve” për shkak çeljes së luleve në këtë periudhë të vitit. Gjatë eklipsit, Hëna kthehet në një ngjyrë të thellë të kuqe të gjakut, e njohur si “Hëna e Gjakut”.

Ky fenomen i njohur edhe si jo ngjarje qiellore, e njohur edhe si “Super Hëna e Gjakut të Luleve”, do të jetë eklipsi i vetëm i plotë i Hënës për këtë vit.

(Kosova Sot Online)