Çka po ndodh me tokën: Hapet një gropë masive

  • G.G /
  • 04 June 2021 - 10:21
Çka po ndodh me tokën: Hapet një gropë masive

Një gropë masive u hap papritur në një zonë rurale në Santa Maria Zacatepec, rajoni Puebla në Meksikë.

Gropa ka një diametër 60 metra dhe është 15 metra e thellë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve dhe fermerëve të shmangin zonën.

Activistët lokalë thanë se shkaku i fundosjes mund të jetë mbishfrytëzimi i ujëmbajtësve në zonë nga parqet industriale.

Autoritetet lokale ende janë duke e studiuar fenomenin.

(Kosova Sot Online)