Arktiku po shkrihet dy herë më shpejt, ndikon te moti

  • G.G /
  • 05 June 2021 - 10:40
Arktiku po shkrihet dy herë më shpejt, ndikon te moti

Niveli i akullit në detet e rajoneve të Arktikut mund të shkrihet dy herë më shpejtë sesa është menduar.

Një raporti i ri i modelit të shkrirjes, i publikuar nga Kolegji Universitar i Londrës, ka ngritur shqetësime se disa pjesë të Polit të Veriut mund të mbesin pa akull deri në vitin 2040.

Shkencëtarët kanë thënë se kjo gjë jo vetëm që do të nxisë ngritjen e temperaturave globale, por do ta rrisë edhe rrezikun për mot ekstrem dhe përmbytje nëpër krejt botën. Shkencëtarët e universitetet londineze kanë përdorur të dhënat satelitore për të llogaritur thellësinë e borës dhe densitetin e saj në Arktik.

Ani pse poli i veriut është shumë larg metropoleve, shkencëtarët kanë thënë se shkrirja e akullit atje, është vërejtur edhe në pjesë e tjera të botës. Arktiku luan rol jetik në rregullimin e motit, thonë shkencëtarët.

Ata kanë tërhequr vërejtjen se nëse ky proces ndalet, atëherë do të vërehen problemet e vërteta. Shkencëtarët kanë thënë se shkaku i shkrirjes së akullit do të ndryshojë edhe sistemi i motit nëpër botë.

Sipas tyre, moti i ftohtë në muajt e verës është një prej fakteve evidente të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga shkrirja e akullit.

(Kosova Sot Online)