A i dini dallimet ndërmjet një meteori, meteoroidi dhe një meteoroiti?

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 14:57
 A i dini dallimet ndërmjet një meteori, meteoroidi dhe një meteoroiti?

Të gjithë janë trupa qiellorë të ashtuquajtur “yje të këputur” që mund t’i shihni ndonjëherë në qiell. Por, të njëjtit trupa identifikohen me emra të ndryshëm, varësisht se ku ndodhen.

Meteoroidët janë trupa qiellorë të cilët mund të kenë madhësinë e një “kokrre pluhuri” deri të një asteroidi. Shpesh identifikohen edhe si “gurë hapësinorë”.

Shkencëtarët duke koleksionuar një meteoroit nga Miller Range në Antartikë

Kur meteoroidët hyjnë në atmosferën e Tokës (apo të ndonjë planeti tjetër, p.sh Marsit) me një shpejtësi të madhe dhe për shkak të fërkimit me ajër ata nxehen, japin një pamje sikur “po bien yjet” dhe si të tillë quhen meteorë.

Kur një meteoroid i mbijeton atmosferës dhe arrinë deri në sipërfaqe të tokës quhet meteroit.

(Kosova Sot Online)