Paraardhësit e njerëzve modernë kanë pasur shqisa më të zhvilluara të dëgjimit

  • A.P /
  • 09 qershor 2021 - 14:46
Paraardhësit e njerëzve modernë kanë pasur shqisa më të zhvilluara të dëgjimit

Shkencëtarët kanë zbuluar që njerëzit e hershëm kanë pasur aftësi të tjera për të dëgjuar, në krahasim me njerëzit modernë. Hulumtimi është bazuar në një model të anatomisë së brendshme të veshit, që është ndërtuar me shumë kujdes, duke kombinuar skanimet dhe modelimet tredimensionale me kompjuterë të dy njerëzve antikë.

Zbulimi në fjalë ka treguar që paraardhësit tonë, që kanë jetuar në Afrikën Jugore para rreth dy milionë vitesh, kanë pasur aftësi t'i dëgjojnë zërat më të butë dhe shqisat e tyre të dëgjimit kanë qenë shumë më të ndjeshme sesa shqisat tona. Besohet që ka qenë pikërisht kjo aftësi e tyre, për të dëgjuar mirë, ajo që iu ka ndihmuar paraardhësve që të komunikojnë me njëri-tjetrin, pa ndonjë gjuhë të avancuar


(Kosova Sot Online)