Gjendet edhe piramida e katërt

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 14:54
Gjendet edhe piramida e katërt

Djedefre ishte faraoni i cili kishte dunduar Egjiptin rreth vitit 2556 para erës së re dhe, gjatë sundimit të tij, gati pesëmijë vjet më parë, ai ndërtoi piramidën më të lartë dhe më të pabesueshme, bile më të madhe sesa piramidat që më pas u ndërtuan në brigjet e lumit Nil.

Një ekip ndërkombëtar i arkeologëve ka zbuluar se gërmadhat të cilat mund të shihen sot në Abu Rawash, pak km larg Kajros, korrespondojnë me të ashtuquajturën "piramidë e humbur", gurët megalitikë të së cilës kanë vënë në pah shumë legjenda të cilat kanë të bëjnë me sundimin e Keop-sëve. Kjo piramidë e katërt, apo piramida e humbur, ishte njëra nga mrekullitë e Egjiptit të lashtë. Madhështia e saj bënte që tri piramidat në rrafshinën e Gizës, të dukeshin sikur lodra. Me vite të tëra ishte menduar se gërmadhat ishin vetëm mbetje të një ndërtimi kurrë të përfunduar. 

(Kosova Sot Online)