Zbulohen yjet nga ku alienët mund të shikojnë tokën

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 12:44
 Zbulohen yjet nga ku alienët mund të shikojnë tokën

Astronomët kanë arritur të zbulojnë mijëra botë të huaja teksa ato kanë lëvizur përpara yjeve të tyre.

Duke vëzhguar këto tranzicione gjatë dekadës së fundit, është arritur të mësohet se planetet se planetët janë më të shumtë se yjet në Rrugën e Qumështit – dhe se galaktika është e mbushur me botë në të cilat mund të ketë edhe kushte të përshtatshme për të lulëzuar jeta.

Tani, astronomët po shohin anën tjetër të ekuacionit: cilat janë yjet që do të na shihnin ne si alienë, si planetin në lëvizje ku Toka bllokon dritën nga ylli i saj”, thotë Lisa Kaltenegger e Universitetit të Cornellit. Në studimin e publikuar në revistën Nature thuhet se jashtëtokësorët që mund të vëzhgojnë, duhet të kenë pikat e duhura për ta bërë këtë.

Bashkë me Jackie Faherty, shkencëtar në muzeun e historisë së natyrës në Nju Jork, Kaltenegger llogariti se çdo alien që orbiton 2.034 yje në afërsi mund ta shohë Tokën duke kaluar përpara Diellit gjatë një periudhe 10 mijë vjeçare, që shtrihet 5 mijë vjet në të shkuarën dhe 5 mijë në të ardhmen.

Dyshja llogariti po kështu se rreth 29 planetë potencialisht të banueshëm mund ta shohin tranzitin e Tokës dhe janë mjaftueshëm afër për të zbuluar transmetimet e radios të bëra nga njerëzit.

(Kosova Sot Online)