Lexoni edhe:
'Të dua' vjen nga Hekuran Krasniqi dhe Vjosa Emini
Agjencitë hapësinore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë po shpresojnë që të bashkëpunojnë për misionin e ri në hënë. Si pjesë përgatitore për këtë mision agjencitë hapësinore po planifikojnë që fillimisht të dërgojnë disa robotë në hënë, për të vlerësuar nëse në sipërfaqen e satelitit të Tokës ka ujë dhe lëndë të parë të mjaftueshme sa për të krijuar oksigjen.
'Të dua' vjen nga Hekuran Krasniqi dhe Vjosa EminiLexoni edhe:
"Ne duhet të shkojmë në Hënë", ka thënë profesori Igor Mitrofanov nga Instituti për Kërkime Hapësinore në Moskë. "Shekulli i njëzetenjëtë do të jetë shekulli, kur civilizimi njerëzor do të shkojë në Hënë dhe shteti ynë do ta jap kontributin e vet në këtë drejtim", ka shtuar ai. Mirëpo, një risi e madhe është se për dallim nga herët e kaluara, kur Rusia dhe SHBA-ja gjithmonë kanë konkurruar me njëra-tjetrën në këtë aspekt, kësaj here pritet një bashkëpunim ndërkombëtar, për një të arritur shumë të madhe.
(Kosova Sot Online)