Planeti i zbuluar jashtë sistemit diellor, ndër zbulimet më të rëndësishme hapësinore

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 14:40
Planeti i zbuluar jashtë sistemit diellor, ndër zbulimet më të rëndësishme hapësinore

Një planet jashtë sistemit tonë diellor, që është zbuluar së fundmi, ka dalë të jetë aq afër tokës, saqë është e mundur të mbikëqyret aktiviteti në atmosferën e tij. I gjendur tri herë më afër tokës se çdo planet tjetër, jashtë sistemit tonë, që është zbuluar ndonjëherë, planeti që është emëruar 'GJ 1132b', që është për 16 për qind më i madh se planeti ynë, rrotullohet rreth një ylli të vogël të kuq dhe po cilësohet si një mundësi e mirë për hulumtimin e objekteve jashtëtokësore.

Ndonëse besohet që në sipërfaqen e planetit bën shumë nxehtë dhe si rrjedhojë është e pamundur të jetohet në të, hulumtimi i atmosferës së planetit mund t'u ofrojë astronomëve një mundësi të artë për t'i studiuar kushtet, që mbretërojnë në planet dhe si rrjedhojë t'ua mundësojë perfeksionimin e teknikave, që mund t'u nevojiten për hulumtimin e planetëve, të ngjashëm me tokën. 

(Kosova Sot Online)