Wilde: "UFO-ja ma ndryshoi jetën"

  • A.P /
  • 30 July 2021 - 13:38
Wilde:

Këngëtarja e hitit 'Kids in America' është e bindur se ajo, bashkë me një shoqe, kishin parë një krijesë jashtëtokësore në qiell, gjashtë vjet më parë, gjë që i kishte bërë ato që të ndiheshin "më të lidhura" me gjithësinë. Ja si shprehet ajo: "Isha në kopsht me një shoqe, një ditë pasi që kishte vdekur Michael Jackson dhe ne pamë dy drita të forta në qiell. Ato kishin madhësinë sa përafërsisht 20 avionë. Ato bënin lëvizje të shpejta zigzage në qiell për rreth 10 minuta.

Ky lajm u paraqit edhe në gazetën lokale, kështu që ne nuk ishim të vetmet që e pamë një gjë të tillë. Ngjarja në fjalë ma ndryshoi jetën. Ndihem e lidhur me gjithësinë, gjë që më bën të ndihem e frymëzuar, plot shpresë dhe mrekulli. Mendoj se kjo përvojë është e njëjtë me përvojën e atyre që e kanë parë Zotin". Edhe pse Kim nuk është e dhënë pas fesë, ajo beson se është krijesë e përhershme, dhe se shpirti i saj nuk do të vdesë kurrë. 


(Kosova Sot Online)