UFO që u pa në Teksas, po kërkonte diçka në tokë

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 09:41
UFO që u pa në Teksas, po kërkonte diçka në tokë

Sipas një dëshmie të dhënë në Qendrën e UFO-ve, në orët e hershme të mëngjesit të 22 nëntorit të këtij viti, në qiellin e Teksasit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është parë një pjatë fluturuese, që fluturonte ulët, duke krijuar përshtypjen që po kërkonte diçka në tokë. Incidenti në fjalë është raportuar nga një sërë dëshmitarësh dhe shumica prej tyre kanë qenë nga Huto e Teksasit.

I pari që ka dëshmuar në lidhje me këtë rast ka thënë: "Pata vërejtur një dritë të gjelbër, që qëndronte pezull mbi barin që gjendet afër shtëpisë sime. Dukej se UFO po kërkonte diçka aty". Objekti në fjalë është përshkruar të ketë pasur formë ovale dhe dëshmitari në dëshminë e tij ka shkruar që objekti kishte ngjyrë metalike, mirëpo lëshonte dritë të gjelbër. 

(Kosova Sot Online)