Do të shihet me sy sonte/ Saturni arrin pikën më të afërt me Tokën

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 10:54
Do të shihet me sy sonte/ Saturni arrin pikën më të afërt me Tokën

Vëzhguesit e yjeve sot do të mund të shohin Planetin e Saturnit, pasi do të ketë distancën më të afërt me Tokën.

Fakti që Saturni është planeti i dytë më i madh në Sistemin Diellor, kjo nuk e bën atë aspak të lehtë për t'u dalluar, dhe për këtë duhet vetëm një teleskop i një niveli të lartë.

Sipas astronomëve, banorët e Mbretërisë së Bashkuar do të kenë fatin ta dallojnë atë në qiell gjatë natës.

Gjatë natës, më 2 gusht, Saturni do të bëhet i dukshëm ndërsa dielli perëndon mbi Mbretërinë e Bashkuar, duke arritur pikën e tij më të lartë dhe më të ndritshme në qiellin jugor rreth orës 1.00 të mëngjesit.

(Kosova Sot Online)