UFO-t që terrorizuan australianët

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 13:58
UFO-t që terrorizuan australianët

Në mars të vitit të kaluar, në qiellin e Australisë ishin shfaqur disa objekte të pazakonshme, që ishin vërejtur nga një numër i madh njerëzish, të cilët kishin dërguar dëshmitë e tyre në lidhje me incidentin. Njëri prej dëshmitarëve kishte thënë që, gjatë kohës kur kishte qenë duke qëndruar në shtëpinë e tij, ai kishte dëgjuar zëra të çuditshëm, që vinin nga jashtë. Ishin rosat, që ai i mbante dhe shpezët e tjera përreth, që lëshonin zëra, duke krijuar përshtypjen që diçka po i hante për së gjalli.

Pa hezituar ai kishte dalë jashtë dhe kishte vërejtur që fare pranë kulmit të shtëpisë së tij qëndronin pezull tri objekte të holla e të gjata, që herë ndaleshin e herë fluturonin ultë e ngadalë. Objektet janë përshkruar - në më shumë se një dëshmi - si të renditura në mënyrë të përkryer. 

(Kosova Sot Online)