NASA mundohet të arsyetohet

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 13:55
NASA mundohet të arsyetohet

NASA është munduar që të shpjegojë pse nuk është e gatshme që të komentojë rreth spekulimeve në lidhje me anomalitë, apo me UFO-t, që shihen në disa nga fotografitë dhe incizimet e saj. Agjencia hapësinore amerikane vazhdimisht është akuzuar nga të ashtuquajturit hulumtues të UFO-ve për fshehjen e dëshmive se alienët kanë vizituar Tokën dhe planetët e tjerë, sikur Marsi, meqë refuzon që të diskutojë, apo edhe vetëm pranojë "zbulimet" në pamjet e galaktikës.

Shumicën e "zbulimeve epokale" për të cilat flasin adhuruesit e UFO-ve, që sipas tyre janë bërë në Mars, NASA i ka demantuar, duke i konsideruar si pareidolia - një fenomen vizual, me anë të të cilit truri mashtron sytë, duke i bërë ata të besojnë se janë duke parë forma dhe krijesa të njohura në një ambient të ngjashëm me atë të Marsit. 


(Kosova Sot Online)