Kim Kardashian ka nisur të gjejë ngjashmëritë e fëmijëve të saj

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 22:06
Kim Kardashian ka nisur të gjejë ngjashmëritë e fëmijëve të saj

Kim Kardashian ka nisur të gjejë ngjashmëritë e fëmijëve të saj. Njëri nga ndjekësit e saj ka vënë re se Saint duket njësoj si babai i tij, Kanye West. Por Kim nuk ka rënë dakord dhe është shprehur se vogëlushi ngjason më shumë me të.

“Vërtetë? Njerëzit e thonë këtë gjë gjithë kohës! Pse mendoj unë se ai është binjaku im???”, u përgjigj Kim.

 

Një fans tjetër shtoi se North dhe Saint janë përzierja perfekte e Kim dhe Kanye.

“Chi është binjaku yt dhe Psalm është Kanye”, është shprehur ai.

Kim ra dakord me këtë pohim, duke u shprehur: “Ke të drejtë!”.

Ndërsa një tjetër vuri në dukje faktin se vajza e madhe e Kim dhe Kanye, North ngjason shumë me motrën e yllit të televizionit, Kourtneyn.

“Disa njerëz thonë se North është binjake e Kourtneyt”, shkroi një person.

“Tani për këtë gjë bie dakord plotësisht!!!”, u përgjigj Kim.

Image

(Kosova Sot Online)