UFO-ja në formë trekëndëshi, që u pa në Virxhinia të SHBA-së

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 13:49
UFO-ja në formë trekëndëshi, që u pa në Virxhinia të SHBA-së

Një banor i Virxhinas së Shteteve të Bashkuara të Amerikës pretendon të ketë përjetuar një eksperiencë tejet të pazakontë, të cilën e kishte mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë. "Në kohën kur kam përjetuar këtë eksperiencë, njerëzit nuk flisnin shumë për UFO e jashtëtokësorë, andaj mendoja që do të më përqeshnin nëse flisja për përjetimin tim", ka thënë ai në dëshminë e tij. Ai ka thënë që ka qenë duke darkuar kur nga dritarja e kuzhinës kishte vërejtur një dritë tejet vezulluese, në formë trekëndëshi.

Menjëherë i ishte afruar dritares dhe kishte marrë një laps e një letër dhe e kishte vizatuar formën e objektit, të cilin e shihte nga dritarja. "E dija që nuk mund të ishte objekt tokësor, pasi që nuk lëshonte asnjë lloj zhurme. Ishte tejet i madh, mirëpo lëvizte me shpejtësi të madhe". Interesante është se dëshmitari në fjalë, të nesërmen kur ishte zgjuar kishte harruar krejtësisht për eksperiencën e përjetuar, që i kishte rënë ndërmend vetëm, pasi që i kishte parë vizatimet e punuara një natë më herët. 


(Kosova Sot Online)