Kina do ta fillojë një fazë të re të hulumtimit të Hënës

  • A.P /
  • 25 August 2021 - 13:56
Kina do ta fillojë një fazë të re të hulumtimit të Hënës

Kina do ta fillojë një fazë të re të hulumtimit të Hënës, duke lansuar sondën Chang E-4 kah ana e errët e Hënës. Mediat kineze thonë se një gjë e tillë do të ndodhë në vitin 2018. Kina kështu pritet që të bëhet vendi i parë që hulumton anën e errët të Hënës, respektivisht anën të cilën nuk mund ta shohim ne nga Toka.

Deri më tani asnjë vend nuk ia ka dalë që ta dërgojë me sukses ndonjë satelit në atë anë të Hënës, për shkak të problemeve me gravitacion, ka bërë me dije shefi i Administratës kineze për shkencë, teknologji dhe industri, Liu Judgong. Ana e errët e Hënës, sikur që thamë, nuk mund të shihet nga Toka. Edhe pse fotografitë e para të asaj ane janë bërë publike në vitin 1959, ajo kurrë nuk është studiuar. Kina investon shumë në zhvillimin e programit të saj hapësinor, për të cilin Pekini thotë se është civil, e jo ushtarak.

(Kosova Sot Online)