Në Argjentinë zbulohet dinozauri më i madh që ka jetuar ndonjëherë

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 13:55
Në Argjentinë zbulohet dinozauri më i madh që ka jetuar ndonjëherë

Mbetjet e një zvarraniku gjigant, që ka qenë plot 37 metra i gjatë, që janë zbuluar në vitin 2014 Argjentinë, janë dëshmuar si mbetjet e dinozaurit më gjigant. Si dinozauri më i madh që ka shkelur ndonjëherë në faqen e tokës, kjo bishë kolosale ka peshuar plot 70 tonë. Paleontologët, të cilët kishin shkuar në vendin e ngjarjes, kishin gërmuar mjaftueshëm thellë sa për të gjetur 220 eshtra që u përkisnin shtatë dinozaurëve të ndryshëm të species së njëjtë.

Lideri i gërmimeve, Dr. Diego Pol, e ka përshkruar zbulimin si 'skenë krimi të paleontologëve'. "Sipas vlerësimeve tona ky dinozaur ka peshuar 70 tonë", ka thënë ai. "Sipas matjeve, ky dinozaur është për 10 për qind më i madh se 'Argentinosaurus', që është njohur si dinozauri më i madh deri tani". 

(Kosova Sot Online)