Takim i afërt me një UFO në Konektikat

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 10:03
Takim i afërt me një UFO në Konektikat

Kjo ka ndodhur më 13 janar të këtij viti. Një burrë tregon se, bashkë me gruan e tij, kanë parë shumë objekte të çuditshme në qiell, ditë e natë, por gjithmonë kanë menduar se ato janë fluturake të bazës nëntokësore ajrore. Për këtë shkak, ata nuk u kishin kushtuar vëmendje të madhe këtyre objekteve. Por, burri i cili është inxhinier, thotë se, atë që ka incizuar një natë, natën e 13 janarit, ishte shumë e frikshme për të.

Objekti në qiell dukej se ndryshonte formën dhe kishte një dritë bizare, për t'u zhdukur më pas nga qielli me të shpejtë. Burri thotë se objekti reflektonte tufa të ndryshme të dritës. Ai thotë të ketë parë fluturake të formave dhe madhësive të ndryshme, por asgjë sikur kjo. Për këtë shkak, përkundër faktit se ai nuk beson në gjëra të tilla, burri është i bindur se kësaj here kishte të bënte me një UFO.  

(Kosova Sot Online)