Kur taksistët vozisin fantazmat

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 14:38
Kur taksistët vozisin fantazmat

Para 5 vjetëve, japonezët ishin qëlluar nga një cunam dhe tërmet i fortë, nga i cili vdiqën rreth 6.000 njerëz vetëm në qytetin Ishinomaki. Por, në Ishinomaki njerëzit e mbetur kanë filluar që të përjetojnë gjëra të çuditshme.

Taksistët ankohen se i ndalin klientët-fantazma. Një shofer ankohet se në veturë i kishte hyrë një grua, e cila donte që të shkonte nga stacioni qendror Ishinomaki, deri në distriktin Minamiham. Kur ai i kishte thënë se ai distrikt është shkatërruar nga cunami, gruaja e kishte pyetur: "A kam vdekur unë?

Kur shoferi ishte kthyer që t'i përgjigjej, në ulësen e prapme nuk gjendej askush. Një taksist tjetër thotë se e kishte vozitur një njeri, por kur kishte arritur në vendin që i kishte thënë ai ta çonte, në veturë nuk kishte parë askënd, udhëtari ishte zhdukur. Shkencëtarët këtë dukuri e shpjegojnë me faktin se, shumë nga të mbijetuarit, vuajnë nga PTSD-ja, sëmundje e cila nënkupton edhe pamjen e njerëzve që nuk ekzistojnë, të të vdekurve. 

(Kosova Sot Online)