Padia e Bezos ndaj NASA-s është aq e madhe saqë po bllokohen kompjuterët e agjencisë

  • G.G /
  • 01 September 2021 - 11:16
Padia e Bezos ndaj NASA-s është aq e madhe saqë po bllokohen kompjuterët e agjencisë

Sikur NASA të mos kishte mjaftueshëm probleme siç ishte shtyrja e lansimit të Starliner, kompjuterët e agjencisë po dështojnë në mënyrë të vazhdueshme për shkak të të dhënave të padisë së Blue Origin, kompania në pronësi të Jeff Bezos, të cilat janë tepër të mëdha.

Sipas reporteres Joey Roulette, dokumentet e padisë së Blue Origin që kanë madhësi prej 7 gigabajt në PDF, po shkaktojnë dështim të softuerit Adobe të Departamentit të Drejtësisë.

Problemi ka të bëjë me faktin se Adobe nuk i përpunon dot qindra dokumente njëherazi pa dështuar.

“Kemi provuar disa mënyra për të krijuar dokumente 50-megabajt për përpunim më efikas po pas sukses deri tani”, shkruhej në dokumentin e publikuar nga Joey Roulette.

Problemet e fundit vinë pasi NASA ia akordoi kontratën HLS kompanisë së Elon Musk, SpaceX, e cila në vetvete pësoi vonesa sepse stafi i agjencisë ishte duke ndjekur Konferencën Vjetore të Hapësirës në vitin e saj të 36.

“Udhëtimi në këtë konferencë të rëndësishme ka cenuar aftësinë e agjencisë për të grumbulluar dhe vlerësuar dokumentet si dhe përpunimin e tyre në regjistrat administrativë”, shkruhet në dokument.

Plani i Bezos për t’u hakmarrë ndaj NASA-s që ia akordoi kontratën HLS SpaceX në prill ngjan më tepër me një skemë filmi hollivudian.

Nga ana tjetër, SpaceX nuk i mbetet mundësi tjetër vetëm se të presë ndërsa çdo gjë është në dorën e NASA-s dhe Departamentit Amerikanë të Drejtësisë.

Është një përgjigje e Bezos i cili tashmë e di se kompania e tij Blue Origin ka humbur përballë rivalit më të madh. Por ai nuk do të tërhiqet pa luftuar.

(Kosova Sot Online)