Në kërkim të jetës antike në planetin Mars, ja pajisja që po përdor NASA për eksplorimin në hapësirë

  • E.K /
  • 04 September 2021 - 11:23
Në kërkim të jetës antike në planetin Mars, ja pajisja që po përdor NASA për eksplorimin në hapësirë

Pajisja për eksplorimin e hapësirës e NASA ka mbledhur me sukses mostrën e parë të një guri nga Planeti Mars dhe po bëhet gati për ta sjellë në Tokë.

Adam Steltzner, inxhinier i ekipit që po merret me këtë mision, tha se kjo ishte “një mostër me bazë perfekte”.

Ai u shpreh në një postim në tëitter: “Nuk kam qenë kurrë më i lumtur të shoh një vrimë në një gurë”.

Fillimisht, pajisja e eksplorimit gërmoi në gurë të butë dhe mostra u thërrmua dhe nuk hyri brenda tubit të titanit. NASA kërkoi për gjysmë milje për një vend më të mirë në mënyrë që të provonte sërish të mblidhte mostra.

Pjesëtarët e ekipit kanë analizuar të dhënat dhe fotografitë para se të deklarojnë suksesin, raporton euroneës.al.

“Perserverance”, Pajisja për eksplorimin e hapësirës, arriti në planetin Mars në muajin shkurt në kërkim të gurëve që mund të paraqesin dëshmi të jetës antike.

(Kosova Sot Online)