Ndodh ekuinoksi,por jo gjithçka është siç duket! Ja përse gjatë ekuinoksit dita dhe nata nuk janë të barabarta

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 08:17
Ndodh ekuinoksi,por jo gjithçka është siç duket! Ja përse gjatë ekuinoksit dita dhe nata nuk janë të barabarta

Dy herë në vit, të gjithë në Tokë duket se janë në pozita të barabarta – të paktën kur bëhet fjalë për shpërndarjen e dritës dhe errësirës.

Më 22 shtator, ne hyjmë në ekuinoksin e dytë dhe të fundit të vitit 2021. Ata që banojnë në Hemisferën Veriore, e njohin këtë si ekuinoksin e vjeshtës, ndërsa për ata që banojnë në jug të ekuatorit, ky ekuinoks sinjalizon ardhjen e pranverës.

Njerëzit afër ekuatorit kanë afërsisht ditë 12-orëshe dhe net 12-orëshe gjatë gjithë vitit, kështu që me këto ndryshime nuk do të vënë re asgjë. Por njerëzit pranë poleve, në destinacione të tilla si pjesët veriore të Kanadasë, Norvegjisë dhe Rusisë, kalojnë ndryshime drastike në raportin ditë/natë çdo vit.

Termi ekuinoks vjen nga fjala latine equinoxium, që do të thotë “barazi midis ditës dhe natës”. Më 22 shtator, në orën 15:21 pasdite, ekuinoksi mbërrin në vende të tilla si Toronto dhe Uashington, ndërsa në vendet e lindjes, Singapor dhe Hong-Kong mbërrin më 23 shtator, në orën 03:21 të mëngjesit.

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA, shpjegon se orët “gati” të barabarta të ditës dhe natës janë për shkak të mënyrës komplekse të matjes së lindjes së diellit dhe thyerjes së dritës së diellit në atmosferën tonë. Pra, në ekuinoksin e vjeshtës, gjatësia e ditës do të ndryshojë pak në varësi të vendit ku jeni. N
ë vendet afër ekuatorit, dita zgjat rreth 12 orë e 6 minuta; në Teksas, Kajro rreth 12 orë e 8 minuta; në Helsinki dhe Alaska rreth 12 orë e 16 minuta.

(Kosova Sot Online)