Shkencëtarët: Meteoritët në Antarktidë fshehin sekrete të sistemit diellor

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 14:51
Shkencëtarët: Meteoritët në Antarktidë fshehin sekrete të sistemit diellor

Një grup shkencëtarësh pretendojnë që në Antarktidë ekziston një shtresë e meteoritëve antikë të ngrirë nën sipërfaqen e akullit, të cilët janë fare pranë sipërfaqes dhe besojnë se këta meteoritë mund të zbulojnë shumë gjëra për historinë e hershme të sistemit diellor.

Meteoritët në fjalët kanë rënë në sipërfaqen e Antarktidës nëpër epoka të ndryshme dhe shkencëtarët besojnë që nxehtësia e meteoritëve ju ka ndihmuar atyre që të depërtojnë në sipërfaqen e akullit ndonëse, për fatin e mirë të shkencëtarëve, meteoritët janë futur vetëm 10-50 centimetra nën sipërfaqen e akullit. Meteoritët besohet të jenë formuar falë shpërbërje së planetëve më të mëdhenj në epokën e hershme të formimit të sistemit diellor.

(Kosova Sot Online)