NASA: Në Oqeanin Atlantik bie një meteor

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 14:46
NASA: Në Oqeanin Atlantik bie një meteor

Shkencëtarët thonë se në Oqeanin Atlantik ka rënë një meteor, i cili ishte ndezur 30 km mbi sipërfaqe të ujit dhe, 1.000 kilometra në lindje të bregdetit brazilian kishte liruar sasi të energjisë ekuivalente me energjinë që liron shpërthimi i 13.000 tonelatave të TNT-së. Meteori lëvizte me një shpejtësi prej 60.000 kilometrash në orë, e me rastin e rënies, liroi një energji tjetër shtesë, ekuivalente me atë që liron shpërthimi i 500.000 TNT-ve.

Me atë rast janë lënduar me mijëra persona. Në fakt, shumë prej tyre janë lënduar nga dritaret të cilat ishin thyer si pasojë e eksplodimit. Është vlerësuar se me këtë rast është shkaktuar një dëm që kapë vlerën prej rreth13 milionë dollarësh. Çdo vit në pjesë të ndryshme të botës bien rreth 30 meteorë. Shumica e meteorëve me madhësi midis 1 dhe 20 metrash digjen në atmosferë.  


(Kosova Sot Online)