Në një monedhë mesjetare shihet i vizatuar një UFO

  • A.P /
  • 11 October 2021 - 14:51
Në një monedhë mesjetare shihet i vizatuar një UFO

A është gjetur përfundimisht dëshmia se Tokën e kanë vizituar alienët shumë kohë më parë? Dekorimi në një monedhë franceze të groposur midis viteve 1680 dhe 1856, tregon një anije kozmike, të rrumbullakët, duke qëndruar pezull në qiell. A është ky vizatim në këtë monedhë antike dëshmia më e mirë se alienët ka shekuj që na vizitojnë.

Në fakt, nuk kemi të bëjmë me një monedhë hekuri, por me një zheton, i cili përdoret për numërimin e lojërave, apo për luajtjen e tyre. Entuziasti i alienëve, Scott C Waring, thotë se ky objekt tregon se alienët e vizitonin rregullisht Tokën asokohe, kështu që një artist mendoi se do të ishte me mend që të paraqiteshin ata edhe në monedha. 

(Kosova Sot Online)