Çka fshehin arkivat sekrete të Vatikanit?

  • A.P /
  • 12 tetor 2021 - 14:52
Çka fshehin arkivat sekrete të Vatikanit?

Të gjitha teoritë katolike të konspiracionit kanë lidhshmëri me arkivat sekrete të Vatikanit. Këto arkiva gjenden në një seksion të Librarisë së Vatikanit, afër Muzeut të Vatikanit. Këto arkiva e kanë ueb sajtin e vet, që kontrollohet nga Vatikani, i cili insiston se në arkivat e tij ka kryesisht dokumente të parëndësishme, letërkëmbime e të ngjashme.

Por, ithtarët e teorive të konspiracionit mendojnë se, duke qenë që në këtë librari ka libra në (rafte) me një gjatësi prej 53.000 miljesh, pa dyshim se ka edhe përmbajtje intriguese. Ata shtrojnë pyetjen, nëse këto dokumente me të vërtetë janë të parëndësishme, atëherë pse ato mbahen sekrete? A d.m.th. kjo se Kisha katolike ka frikë nga reagimi i publikut, po të publikoheshin këto dokumente? Teoritë e ndryshme thonë se në këto arkiva mund të ketë dëshmi laike rreth ekzistimit të Krishtit, të tjerat thonë të kundërtën, se aty ka dëshmi që Krishti kurrë nuk ka ekzistuar, se aty gjendet Grali i Shenjtë, Arka e Besëlidhjes, etj. Vetëm katër persona kanë qasje në këto arkiva.

(Kosova Sot Online)