UFO-t që u panë në bazën ushtarake

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 14:52
UFO-t që u panë në bazën ushtarake

Një rrëfim rrëqethës, që për bazë ka shfaqjen e UFO-ve në hapësira ushtarake, flet për ngjarjen që besohet të ketë ndodhur më 17 shkurt të vitit 1991, kur një grup kadetësh ishin në ndërrimin e natës. Sipas dëshmisë së tyre, në qiellin e Bazës ushtarake Soesterberg në Holandë ishte shfaqur një lloj rrethi i çuditshëm, që rrotullohej vazhdimisht dhe kishte diametër prej rreth 30-50 metrash.

Objekti ishte sorollatur për një kohë, duke qëndruar pezull më shumë sesa duke lëvizur, deri në momentin kur ishte përshpejtuar, duke lëvizur për më shumë se 30 kilometra për më pak se një sekondë. Karakteristikë e objektit kishte qenë se, herë pas here, ndahej në rrathë më të vegjël. "Jam një lloj eksperti në aviacion dhe e di që një shpejtësie të tillë nuk do të mund t'i mbijetonte asnjë njeri", ka thënë njëri prej dëshmitarëve, i cili pretendon që pas incidentit, i gjithë ekipi ishin ndjerë keq me shëndet dhe si rrjedhojë kishin vendosur të heshtnin dhe ta mos e tregonin ngjarjen që iu kishte ndodhur.


(Kosova Sot Online)