Hawking: Agresioni mund ta shkatërrojë njerëzimin

  • A.P /
  • 16 October 2021 - 14:54
Hawking: Agresioni mund ta shkatërrojë njerëzimin

Stephen Hawking është padyshim astrofizikani më i shquar i ditëve të sotme, që, përkundër sëmundjes së dhimbshme, vazhdon të punojë shumë për të mirën e njerëzimit. Së fundmi ai ka nxjerrë disa ide, shumica e të cilave janë keqinterpretuar nga mediet e ndryshme.

Megjithatë, është e rëndësishme të thuhet që ka qenë pikërisht Hawking që së fundmi ka thënë që agresioni i tepërt, që mund të vërehet në mes të shoqërive moderne, paraqet njërin prej rreziqeve më të mëdha për njerëzimin. "Agresioni në mes të shoqërive është rreziku më i madh me të cilin përballet bota dhe rrezikon që ta shkatërroj sojin e njeriut në tokë", ka thënë mes të tjerash astrofizikani i shquar.

(Kosova Sot Online)