Çka janë valët gjigante të oqeaneve?

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 14:46
Çka janë valët gjigante të oqeaneve?

Kozmonautët që kanë qëndruar në gjithësi kanë sjellë edhe tregime rreth dukurive jo të rëndomta, të cilat kanë pasur rastin t'i shihnin. Disa prej tyre, midis tjerash, kanë treguar se, derisa ishin duke e vrojtuar Tokën, kishin vërejtur valë tmerrësisht të mëdha në sipërfaqe të oqeaneve. Njëri nga kozmonautët thotë t'i kishte parë dy valë të tilla, të madhësisë së maleve, të cilat me të shpejtë ishin ngritur, ishin bashkuar dhe ishin zhdukur.

Kolegu i tij bile edhe e kishte paraqitur këtë te shefat e tij, duke thënë se masa ujore në afërsi të Australisë ishte e lartë rreth 100 kilometra. Por, deri më sot, nuk ekzistojnë fotografi të kësaj dukurie, e as ndonjë shenjë në instrumentet të cilat regjistrojnë çdo oscilim në Tokë. Këto rrëfime nuk kanë hasur në interesim te bota e shkencës. Por, janë të shumtë ata që pyesin se a mos jemi tepër mendjemëdhenj, duke pretenduar se tanimë i njohim të gjitha teket e planetit ku jemi duke jetuar. 


(Kosova Sot Online)