NASA do ta ndezë një zjarr në hapësirë

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 14:59
NASA do ta ndezë një zjarr në hapësirë

NASA po planifikon që ta nisë në hapësirë një anije kozmike të mbushur plot me materiale djegëse nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe qëllimisht ta ndezë një zjarr në hapësirë. Ky, në fakt, është një eksperiment i NASA-s. Zjarri llogaritet të jetë njëra prej gjërave më të rrezikshme që mund të ndodhë në hapësirë, megjithatë, deri më tani, përjashtim të ndonjë zjarri të vogël që mund të ketë ngjarë në anijet kozmike, NASA nuk është ballafaquar me këtë sfidë.

Eksperimenti i ri, që do të fillojë me nisjen e anijes kozmike më 22 mars të këtij viti, do të kontribuojë në mbledhjen e më shumë njohurive se çka ndodhë me zjarrin në hapësirë. Zjarri do të ndizet nga larg, pasi që të jetë larguar në një vend të sigurt. Eksperimenti do të vëzhgohet nga larg, nga kamerat vëzhguese që do të vendosen në anije të tjera kozmike, që do të nisen paralelisht me të.


(Kosova Sot Online)