Zbulimi nga NASA: Shenjat e para të një planeti jashtë galaktikës sonë

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 18:56
Zbulimi nga NASA: Shenjat e para të një planeti jashtë galaktikës sonë

Është një zbulim i denjë për librat e historisë. Astronautët kanë gjetur shenja të atij që mund të jetë planeti i parë i zbuluar ndonjëherë jashtë galaktikës sonë.

Deri më tani janë gjetur rreth 5 mijë ekzoplanete, yje orbitalë të botës përtej diellit tonë, por të gjithë të vendosur brenda Rrugës së Qumështit.

Planeti me madhësinë e Saturnit, i zbuluar nga Teleskopi i NASA-s Chandra X-Ray, është në galaksinë Messier 51. Ajo gjendet rreth 28 milionë vite dritë larg nga Rruga e Qumështit. Ky rezultat i ri është bazuar në transit, ku kalimi i një planeti përballë një ylli bllokon një pjesë të dritës dhe shfaq një rënie karakteristike të ndriçimit që mund tëzbulohet nga teleskopët.

Kjo teknikë e përgjithshme është përdorur për të zbuluar mijëra ekzoplanete.

“Metoda që ne kemi zhvilluar dhe përdorur është e vetmja metodë aktualisht e zbatueshme për të zbuluar sisteme planetare në galaksitë e tjera. Është unike për të zbuluar planetë përreth binarëve me rreze X në çdo distancë nga ku ne mund të masim kurbën e dritës”, tha Rossane Distefano, nga Qendra e Astrofizikës në Cambridge.

Shkencëtarët besojnë se mjedisi në të është tepër i ashpër pasi ylli i ri gjigand ka ngecur në një vallëzim gravitacional me një partner të pangopur, ndoshta një vrimë e zezë ose yll i dendur neutroni, graviteti i të cilëve është shumë intensiv dhe po ushqehen si vampirë në rrezet rrethuese të planetit. Teksa plazma hiqej nga ylli, ky fenomen shkëlqente në rreze X një milionë herë më shumë se sa dielli ynë.

(Kosova Sot Online)