Probleme me tualetin në anijen kozmike të “SpaceX”, urina rrodhi brenda kapsulës

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 13:53
Probleme me tualetin në anijen kozmike të “SpaceX”, urina rrodhi brenda kapsulës

Tualeti brenda anijes kozmike “Inspiration4” të kompanisë “SpaceX” ka pasur probleme gjatë fluturimit të ekuipazhit përreth Tokës muajin e kaluar, duke bërë që urina të rridhte brenda kapsulës.

William Gerstenmaier, nënpresident i kompanisë “SpaceX”, i cili më herët ka punuar për agjencinë NASA, i tha gazetës “The Neë York Times” se lëngjet trupore u grumbulluan nën dyshemenë e kapsulës “Resilience”.

“Ne vërtet as nuk e kemi vërejtur, ekuipazhi as që e ka vërejtur, derisa jemi kthyer. Kur e kthyem mjetin, shikuam nën dysheme dhe e pamë faktin se kishte kontaminim në dysheme”, tha ai.

Urina kishte filluar të rridhte nga tualeti, kur një gyp doli nga vendi ku ishte i lidhur dhe rrodhi nën panelet e dyshemesë, shkruan Daily Mail.

Kompania “SpaceX” e ka rregulluar këtë problem duke vendosur një gyp për shpëlarje të urinës dhe NASA pritet që ta miratojë dizajnin e ri të premten.

Firma e udhëhequr nga miliarderi Elon Musk do ta përdorë dizajnin e njëjtë të tualetit edhe për misionin “Creë-3” të së dielës, me të cilin një grup i ri astronautësh do të dërgohen në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

(Kosova Sot Online)