NASA: Plutoni me gjasë e ka një oqean nën sipërfaqe

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 09:19
NASA: Plutoni me gjasë e ka një oqean nën sipërfaqe

Megjithëse gjendet tepër larg Diellit, planeti i vogël, Pluton, i cili është më i vogël se Hëna, që nga fillimi ka pasur një jetë aktive gjeologjike. Duke i analizuar fotografitë dhe të dhënat e tjera, shkencëtarët thonë se malet e Plutonit, rrjedhat e akullta, blloqet rrotulluese të akullit, grumbujt e rërës, në formë vullkani, mund të krahasohen me gjeologjinë që gjendet në planetët më të largët, më të nxehtë, sikur që është Marsi.

Kushtet fizike dhe kimike në Pluton, që gjenden përafërsisht rreth 40 herë më larg Diellit sesa që është Toka, kanë paraqitur befasi të madhe për shkencëtarët. Ata tani mendojnë se Plutoni ka një oqean tepër të madh me ujë nën sipërfaqe të tij. Ujë mendohet se ka edhe në satelitin e Saturnit, si dhe në satelitët e Jupiterit.

(Kosova Sot Online)