4 astronautë detyrohen të mbajnë “të brendshme” rezervë

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 14:38
4 astronautë detyrohen të mbajnë “të brendshme” rezervë

Problemet me tualetin në bordin e kapsulës Crew Dragon të SpaceX kanë detyruar katër astronautë të mbajnë të brendshme rezervë gjatë udhëtimit të tyre prej disa-orësh, shkruan CNN

Për shkak të një problemi me tualetin,  ekuipazhi do të duhet të përdorë  “të brendshme”, u tha gazetarëve Steve Stich, menaxheri i Programit Komercial të Ekuipazhit të NASA-s.   SpaceX zbuloi për herë të parë një problem me tualetin e anijes së tij kozmike muajin e kaluar ndërsa inspektonte një kapsulë të Crew Dragon. Kompania zbuloi se një tub i përdorur për të derdhur urinën në një rezervuar ishte problemi.

Është një sagë që, në këtë pikë, ka prekur të tre anijet kozmike me të cilat operon kompania. Deri më tani, vetëm dy anije kozmike Crew Dragon janë kthyer nga ISS( Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës) me njerëz në bord, dhe udhëtimi i parë zgjati 19 orë, ndërsa i dyti vetëm gjashtë.

Koha do të varet nga disa faktorë, duke përfshirë mënyrën se si dinamika  dhe moti ndikojnë në  rrugën e kthimit por “ne po punojmë që të minimizojmë kohën,” shtoi Stich. Një problem me tualetin e Crew Dragon u identifikua për herë të parë gjatë misionit Inspiration4 të SpaceX në shtator, i cili transportoi katër persona në misionin e parë turistik në orbitë, ku ata qëndruan tre ditë.

Jared Isaacman, komandanti dhe financuesi i misionit Inspiration4, tha për CNN Business muajin e kaluar se një alarm ra gjatë misionit, duke paralajmëruar ekuipazhin për një problem me ventilatorin e tualetit. Ai tha se ai dhe shokët e tij pasagjerë duhej të punonin me kontrollorët e SpaceX në terren për të zgjidhur problemet.

(Kosova Sot Online)