Zbulohen gjurmë uji në galaktikën e largët

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 09:38
Zbulohen gjurmë uji në galaktikën e largët

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar gjurmë uji në një galaktikë të madhe të universit të hershëm. Ky është zbulimi më i largët i ujit në formë molekulare deri më sot në një galaktikë që “lind” yje. Vëzhgimet u kryen me teleskopin ndërkombëtar ALMA në shkretëtirën Atacama të Kilit.

Zbulimi i molekulave të ujit, së bashku me monoksidin e karbonit, u zhvillua në çiftin e galaktikave SPT031-58 (të cilat ndoshta janë në një fazë shkrirjeje) pothuajse 12.8 miliardë vite dritë nga Toka, në një kohë kur universi ishte vetëm 780 milion vjet dhe më pas u krijuan yjet dhe galaktikat e para.

Galaktika vërteton se jeta molekulare filloi jo shumë kohë pas Big Bengut, shpërthimi gjigant që shkencëtarët besojnë se çoi në zgjerimin e shpejtë të universit që shohim sot. Astrofizikani, Joe Pesce tha se rezultatet mund të ndihmojnë për të kuptuar se si universi ka evoluar në atë që është sot, sipas USA Today.

“Këto molekula, të rëndësishme për jetën në Tokë, po formohen sa më shpejt që të munden, dhe vëzhgimi i tyre po na jep njohuri mbi proceset themelore të një universi shumë të ndryshëm nga ai i sotmi,” është shprehur Pesce. /abcnews.al

(Kosova Sot Online)