Pse qentë anojnë kokën kur iu themi diçka

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 09:33
Pse qentë anojnë kokën kur iu themi diçka

Një studim i ri ka hedhur dritë lidhur me zakonin e qenve për të anuar kokën. Ndërsa kjo sjellje mund të duket si një shenjë konfuzioni, studiuesit nga Universiteti Eötvös Loránd në Hungari thanë se kjo mund të jetë një tregues se qentë po përpiqen të përqendrohen dhe t’u kushtojnë vëmendje mesazheve nga shokët e tyre njerëzor.

Studiuesit shqyrtuan se sa mirë 40 qen të racave të ndryshme mund të mësonin emrat për lodra të ndryshme dhe t’i merrnin ato kur urdhëroheshin. “Vetëm disa qen mund të mësojnë emrin e lodrave, ndërsa shumica e qenve (tipik) jo ,” thuhet në studim, duke shtuar se qentë që mësojnë me shpejtësi etiketat identifikohen si “mësues fjalësh të talentuar” (GWL).

(Kosova Sot Online)