Arkeologët zbulojnë dhomën e skllevërve

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 14:39
Arkeologët zbulojnë dhomën e skllevërve

Arkeologët kanë zbuluar një dhomë pranë Pompeit që përmban shtretër dhe objekte të tjera që hedhin dritë mbi kushtet e jetesës së skllevërve në qytetin e lashtë romak. Dhoma përmban tre shtretër druri dhe një sërë objektesh të tjera duke përfshirë amfora dhe shtamba qeramike, sipas CNN.

Sipas ligjit romak, skllevërit konsideroheshin pronë dhe nuk ishin person juridik. “Dhoma e skllevërve” është afër vendit ku u zbulua një karrocë ceremoniale në fillim të këtij viti, pranë stallave të një vile të lashtë në Civita Giuliana, rreth 2,300 metra në veri të mureve të Pompeit të lashtë.

“Ky zbulim i ri i rëndësishëm pasuron të kuptuarit tonë për jetën e përditshme të pompeianëve të lashtë, veçanërisht për atë klasë në shoqëri për të cilën dihet ende pak,” tha Ministri i Kulturës i Italisë, Dario Franceschini.

(Kosova Sot Online)