NASA shtyn zbarkimin e ardhshëm në Hënë për vitin 2025

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 07:33
NASA shtyn zbarkimin e ardhshëm në Hënë për vitin 2025

NASA ka njoftuar se zbarkimi i astronautëve në Hënë është shtyrë për vitin 2025, duke humbur afatin që u caktua nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas medieve të huaja, agjencia hapësinore kishte synuar që zbarkimi në Hënë të bëhet në vitin 2024.

Në njoftimin e së martës, administratori i NASA-s, Bill Nelson, tha se Kongresi i SHBA-së nuk dha para të mjaftueshme për të zhvilluar një sistem uljeje për programin e saj të Hënës, Artemis dhe nevojiten më shumë para për kapsulën Orion.

Për më tepër, një sfidë ligjore nga kompania e raketave të Jeff Bezos, Blue Origin, ndaloi punën për muaj në sistemin e uljes hënore Starship në zhvillim nga SpaceX kompania në pronësi të Elon Musk.

Zyrtarët thanë se teknologjia për kostumet e reja hapësinore gjithashtu duhet të rritet, përpara se astronautët të kthehen në Hënë. 

(Kosova Sot Online)