Katër profecitë e ‘fëmijës gjeni’, të ‘kthyer nga Marsi’ për të shpëtuar tokën

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 09:00
Katër profecitë e ‘fëmijës gjeni’, të ‘kthyer nga Marsi’ për të shpëtuar tokën

Të tjera pretendime sensacionale vijnë tashmë nga video virale e Boriska Kipriyanovich, nga Volgogradi i Rusisë, i cili pretendon se ka jetuar si marsian në Planetin e Kuq, para se të “rilindej” në tokë për të ndihmuar të shpëtojë racën njerëzore nga apokalipsi.

Boriska raprotohet se ka nisur paralajmërimet e tij të kobshme që kur ishte 11 vjeç në videon që është publikuar prej vitit 2007, shkruan e përditshmja britanike The Sun.

Ai thotë se specia e tij “aliene” atje, u shfaros nga konflikti bërthamor mijëra vjet më parë dhe trembet se edhe planeti ynë po shkon drejt zhdukjes.

Tashmë vendndodhja e fëmijës nuk dihet dhe zhurmat në rrjet sugjerojnë se është marrë në kujdes nga autoritetet ruse.

Në intervistën e tij të gjithanshme, djaloshi bëri katër pretendime kryesore.

Një prej më alarmuesve ishte ai i përmbysjes së poleve të fushës magnetike të tokës.

Në pamje djali pretendon se “polet do të këmbehen” çka do të kishte pasoja të menjëhershme në planet.

Fusha magnetike e planetit është e përqendruar në dy polet e tij, atë të veriut e të jugut dhe çdo ndryshim i saj do të shkaktonte çrregullim të motiveve të motit.

Shkencëtarët besojnë se herën e fundit kjo ka ndodhur 42,000 vjet me pare në katastrofën e njohur si eventi  “Laschamp”.

Besohet se eventi solli zhdukje masive të jetës së gjallesave dhe të pararendësve të njeriut.

Boriska ka thënë gjithashtu se Sfinksi i Madh i Egjiptit mban sekrete që nëse zbulohen do të ndryshojnë përgjithmonë jetën në tokë.

Ai thotë se raca e tij e mëparshme kishte lidhje me egjiptianët e lashtë dhe në të kaluarën ishte pilot i një anijeje hapësinore nga Marsi.

Boriska — i cili e quan veten fëmijë supernatyral — thotë se jeta në tokë do të ndryshojë përgjithmonë kur të zbulohen sekretet e monumenteve misterioze të Gizas në Egjipt (Sfinksi e piramidat).

Sekretet e Sfinksit kanë qenë prej kohësh objekt bisedash të studiuesve apo dhe atyre që njihen si konspiracionistë, pasi piramidat dhe monumentet e tjera të mrekullueshme të Egjiptit kanë mrekulluar botën prej shekujsh.

Një tjetër nga pretendimet e tij të frikshme është se të tjerë fëmijë super-natyralë si ai vetë, do të vijnë në tokë.

Në video ai thotë se fëmijë të veçantë që do të lindin në kohët aktuale, do të ndihmojnë njerëzimin të evitojë katastrofën.

“Unë e di se ata po lindin, por nuk kam trakuar ende një të tillë në qytetin tim”, ka thënë Boriska.

Edhe koncepti i fëmijëve supernatyralë ose paranormalë është përdorur nga shkencat mistike ose teoritë e konspiracionit.

Shpeshherë kjo ide i referohet fuqive të jashtëzakonshme të këtyre fëmijëve, të cilët mund të perfaqesojnë hapin e ardhshëm te evolucionit të njeriut.

Boriska flet gjithashtu për dy katastrofa të cilat nuk ndodhën në datat që ai parashikonte në videon e vitit 2007.

Ai kishte parashikuar një katastrofë madhore në vitin 2009, dhe një tjetër në 2013.

Eventet supozohej se ishin përmbytje të mëdha që do të preknin të gjithë botën, duke zhdukur një pjesë të mirë të njerëzve.

Meqënëse disa nga profecitë e tij nuk u realizuan, shumë nga mbështetësit fillestarë tashmë heshin dyshime mbi pretendimet e Marsit apo të ringjalljes.

(Kosova Sot Online)