Ja si lidhen lopët me karikimin e makinave elektrike

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 14:55
Ja si lidhen lopët me karikimin e makinave elektrike

Prodhuesit e makinave elektrike dhe menaxherët e energjisë po kërkojnë gjithnjë e më shumë mënyra të qëndrueshme për të karikuar makinat e tyre. Këtë herë energjia vjen nga një burim krejtësisht i papritur.

BMW, për shembull ka njoftuar se do të punojë me një numër fermash për të prodhuar energji elektrike nga lopët.

Programi përfshin një zinxhir të madh fermash që kanë zhvilluar një metodë të veçantë për grumbullimin e metanit nga jashtëqitja e lopëve dhe me një trajtim të veçantë e shndërron atë në energji elektrike.

Në të njëjtën kohë, kjo lëvizje redukton në mënyrë drastike emetimet e metanit nga lopët, të cilat sipas ambientalistëve janë gjithashtu përgjegjëse për gazrat serrë.

Një element tjetër që e karakterizon këtë lëvizje si tërësisht ekologjike është se përveç prodhimit të energjisë që përndryshe do të shpërdorohej, në praktikë redukton edhe emetimet e ndotësve që do të ishin veçanërisht të dëmshëm për mjedisin.

Kjo do të ofronte një nga burimet më të pastra dhe më inteligjente të energjisë në botë.

(Kosova Sot Online)