Ndërtesa e gjatë e projektuar për të filtruar ajrin

  • A.P /
  • 22 November 2021 - 14:50
Ndërtesa e gjatë e projektuar për të filtruar ajrin

Quhet “Urban Sequoia” dhe është një ndërtesë e gjatë e projektuar për të filtruar ajrin rreth. Qiellgërvishtësja e projektuar nga Skidmore, Owings & Merrill do të ndërtohet nga materiale miqësore me mjedisin krahasuar me materialet tradicionale si betoni dhe çeliku.

Ndërtesa do të ketë teknologjinë e thithjes së dioksidit të karbonit, duke thithur deri në 1000 tonë në vit, që thotë se është e barabartë me 48,500 pemë. “Karboni që do të absorbohet nga ndërtesa mund të përdoret më pas në aplikime të ndryshme fabrikash, me një përfitim të dyfishtë.

Së pari, duke zhvilluar një sektor ekonomik që merret me largimin e karbonit nga atmosfera dhe, së dyti, duke krijuar një cikël karboni që do të ofrojë përfitime dhe jo probleme për njerëzimin ”, thekson kompania. Megjithëse Urban Sequoia është një propozim shumë ambicioz dhe duket se nuk ka gjasa të realizohet së shpejti.

Kohët e fundit, Vincent Callebaut Architectures, prezantoi projektin e një ndërtesë, e cila do të strehojë rreth 23,000 pemë në sipërfaqen e tij, do të funksionojë si pyll në qytet dhe do të thithë rreth 130 ton dioksid karboni në vit.

(Kosova Sot Online)