Pasi dëshiron të duket si alien, heq gishtat nga dora

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 14:57
Pasi dëshiron të duket si alien, heq gishtat nga dora

Ai e quan veten “Alieni i Zi” dhe nuk ngjan më me asgjë njerëzore. Anthony Loffredo ka mbuluar plotësisht trupin dhe kokën me tatuazhe, ka piercing të panumërta, por për shkak se nuk ka mbetur i kënaqur, ka bërë disa operacione, si heqjen e hundës dhe buzëve.

Por sërish nuk ishte i kënaqur me rezultatin. Kështu ai vendosi të bënte një operacion tjetër. Udhëtoi për në Meksikë për të hequr dy gishta nga dora e majtë. Ai ka postuar një video në Instagram, me pamjen e tij të re që duket se i pëlqen, pasi nuk i ngjan më asgjëje njerëzore.

(Kosova Sot Online)