Zbulohen syzet më të vjetra në botë

  • A.P /
  • 29 November 2021 - 15:02
Zbulohen syzet më të vjetra në botë

Me mijëra vite më parë, njerëzit Inuit and Yupik nga Alaska dhe Kanadaja veriore kanë krijuar syze artizanale për t’u mbrojtur nga reflektimi i dritës në dëborë.

Ata gdhendnin të çara të ngushta në fildish, brirë dhe dru për të krijuar syzet e dëborës. Me anë të këtyre syzeve, ata parandalonin verbërinë e shkaktuar nga reflektimi i madh i dritës në borë.

(Kosova Sot Online)