Nga filozofët te teoricienët e konspiracionit dhe liderët politikë e fetarë/ Cilat janë teoritë kryesore mbi UFO-t?

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 08:56
Nga filozofët te teoricienët e konspiracionit dhe liderët politikë e fetarë/ Cilat janë teoritë kryesore mbi UFO-t?

Nga Luca Gallesi

Sado e çuditshme që mund të duket, tema mbi objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO,dhe jeta e mundshme jashtëtokësore, ka magjepsur jo vetëm filozofët dhe ushtarakët, por edhe teoricienët e konspiracionit, udhëheqësit politikë dhe autoritetet fetare.

Ndoshta shumëkush mund të ketë dëgjuar mbi teorinë e çuditshme të përhapur nga teoricieni britanik i konspiracionit Dejvid Ajk (lindur në vitin 1952), sipas të cilit bota udhëhiqet nga një racë alienësh monstruozë që vijnë nga sistemi yjor Alf Drakonis.

Fjala është për të ashtuquajturit “reptilianë” ose njerëzit-gjarpërinj, që të fshehur në bazat e tyre të gërmuara në nëntokën e planetit tonë, marrin nën kontroll mendjet, dhe ndonjëherë edhe trupat e liderëve më të rëndësishëm botërorë, siç është familja mbretërore britanike, familja presidenciale Bush, Klinton, familjet shumë të pasura si Rotçaljd, Rokfeler, dhe të gjithë ata që menaxhojnë pushtetin real, qoftë në nivelin politik apo atë financiar.

Sipas Ajk “zëvendësimi i madh filloi mijëra vjet më parë, kur racat e zvarranikëve arritën në planetin Tokë dhe u mbarështuan me racën njerëzore. Gjithsesi, jo fizikisht, por përmes manipulimit të kodit njerëzor, ADN-së. Që atëherë, alienët janë qeveria e vërtetë okulte botërore që duke qenë tejet indiferente ndaj vullnetit popullor, vendos mbi fatet e botës në një mënyrë jo shumë të ndryshme nga ajo e përshkruar në të ashtuquajturit “Protokollet e Pleqve të Sionit”, teksti bazë i të gjithë konspiracionit të ekstremit të djathtë.

Por mos besoni se mbështetësit e kësaj teze gjenden vetëm në këtë kamp politik. Edhe tek e majta ekstreme gjejmë personazhe të çuditshëm, që besojnë se jashtëtokësorët janë zotërit e botës. Për shembull, mësuesi i liderit afro-amerikan “Malcolm X” ishte një teoricien konspirativ i thekur.

Elija Muhamed(1897-1975), ishte një mysliman me ngjyrë që në vitet 1930 u bë Ministër Suprem i Kombit të Islamit në SHBA, duke propaganduar refuzimin e ngurtë të integrimit racor, që sipas tij do të kishte zvogëluar epërsinë e afro-amerikanëve ndaj të bardhëve.

Por,për veç faktit interesant që Muhamed mbante tubime segregacioniste me liderin neo-nazist Linkoln Rokuell, ajo çka ishte vërtetë e çuditshme ishte besimi i tij i vendosur mbivizionin apokaliptik sipas të cilit kur të vinte fundi i botës, UFO-t do të zbrisnin në Tokë për të eliminuar përgjithmonë të bardhët, duke i lejuar kësisoj zezakët të rifitonin përparësinë që Zoti u kishte dhënë kur bota u krijua.

Përveç teorive konspirative, është trajtuar seriozisht edhe çështja e marrëdhënies mes Zotit dhe UFO-ve, dhe kjo madje në nivelet më të larta të hierarkisë katolike, pra nga dy Papët e fundit. Si Bergolio, në një intervistë të dhënë në vitin 2015 për “Paris Match”, po ashtu edhe Benedikti XIV, në një letër drejtuar një vit më parë profesorit Paolo Muso, profesor i Filozofisë Teorike në Universitetin e Insubrias, e lënë të hapur mundësinë e ekzistencës sëformave të jetës jashtëtokësore, por duke ia lënë në dorë shkencës që ta verifikojë këtë gjë.

Më së fundmi, e përmuajshmja katolike “Il Timone” i kushtoi kopertinën e saj kësaj teme, ku teologë dhe mistikë japin mendime të ndryshme, por gjithmonë shumë stimuluese. Kështudocenti i teologjisë Mauro Galjardi e vë theksin tek kompleksiteti i kësaj temës, duke pasur parasysh vështirësinë e pajtimit të hipotezës së jetës jashtëtokësore me doktrinën e hirit dhe mëkatit origjinal.

E vetmja siguri është se duke qenë se Zoti është i vetmi krijues, i gjithë Universi i nënshtrohet atij, duke përfshirë çdo formë të jetës së huaj. Ndërkohë është më i larmishëm pozicioni i mistikëve, ndër to austriakja Maria Sima, që janë të sigurt se “të parit e UFO-ve është vepër e djallit”, sepse duke ngjallur kureshtjen e njeriut, ato e largojnë atë nga çështjet themelore që kanë të bëjnë me shpëtimin e shpirtit.

Të njëjtin mendim ndan edhe njëfetar tjetër, saleziani Xhuzepe Tomazelli, që i cilësonjashtëtokësorët si një“një mashtrim të Satanait për t’i bërë njerëzit krenarë, një kurth që synon të anulojë atë që Zoti ka zbuluar për ta në Bibël”.

Ndërsa dy mistikë shumë më të njohur përfshirë Papa Piun nuk mendojnë kështu, pasi janë të bindur se “Zoti me siguri që nuk e ka kufizuar lavdinë e tij në këtë planet të vogël, dhe se në planetë të tjerë do të ketë qenie që nuk kanë mëkatuar”, mendim të cilin e mbështet edhe vizionarja Maria Valtorta, që i referohet asaj që është thënë nga vetë Jezusi:“Unë do të isha një krijues shumë i vogël dhe i kufizuar, nëse do ta kisha krijuar vetëm Tokën si një botë të banuar! Me një rrahje zemre të vullnetit tim unë krijova shumë botë nga hiçi, dhe i projektova ato si një pluhur ndriçues në pafundësinë e qiellit. Toka, për të cilën jeni kaq krenarë, nuk është gjë tjetër veçse një nga pluhujt rrotullues të pafundësisë, dhe nuk është më i madhi. Por sigurisht që Toka është më e korruptuara”. Dhe duke pasur parasysh faktin që ky vizion ndodhi gati 80 vjet më parë, ne mund të imagjinojmë se sa shumë është përkeqësuar që atëherë gjykimi hyjnor. / “Il Giornale”

(Kosova Sot Online)